Hoxhaj: Biden ka dërguar letër që të votohet specialja

Hoxhaj: Biden ka dërguar letër që të votohet specialja

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë në një debat televiziv se për themelimin e Gjykatës Speciale, kishte ndërhyrë edhe zëvendës presidenti i SHBA-vë atë kohë, Joe Biden, njofton Insajderi

Hoxhaj deklaron se Biden i kishte dërguar letër presidentes Atifete Jahjaga dhe kryeministrit Hashim Thaçi, që të themelohet Gjykata Speciale.

”Zëvendës presidenti Biden, ka dërguar letër në Kosovë që të votohet kjo Gjykatë. Nëse keni dëshirë e bëjmë letrën publike. Presidentes Jahjaga dhe kryeministrit Thaçi i ka dërgu letër si kërkesë e amerikanëve që kjo gjykatë të votohet në Kuvend të Kosovës. Në atë kohë ka qenë një vendosmëri e madhe e partnerëve tanë që kjo të ndodh. Kjo është çështje që në atë kohë ka qenë realitet’’, është shprehur Hoxhaj./Insajderi.com