Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka bërë homazhe në rastin e vdekjes së ikonës së humorit, Rasim Thaçit – Cimës.
“Pusho i qetë Charlie Chaplini i Kosovës, i lehtë të çoftë dheu.”, ka shkruar Hoxhaj.
Cima ndërroi jetë të premten, pasi nuk arriti t’i përballonte Coronavirusit.
Në Teatrin Kombëtar sot kanë bërë homazhe edhe shumë personalitete tjera politike e artistike. /Insajderi.com