Hoxhaj dhe Lladrovci takohen me nënkryetarin e Parlamentit Evropian

Hoxhaj dhe Lladrovci takohen me nënkryetarin e Parlamentit Evropian

Kryetari i dorëhequr i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, bashkë me Kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, kanë takuar sot nënkryetarin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në Facebook, Hoxhaj thotë se ky ka qenë takim mes miqsh, ndërsa e ka falënderuar Ëelandin për mbështetjen që i jep Kosovës dhe interesimin e tij për Drenasin.

“Takim mes miqsh, me Rainer Wieland, nënkryetar i Parlamentit Evropian dhe me kryetarin e Drenasit Ramiz Lladrovcin.”, ka shkruar Hoxhaj.

“Pas një bisede të këndshme, e falenderuam mikun Wieland për vizitën mbështetëse dhe përkrahjen për Kosovën e në veçanti për interesimin e tij për Komunën e Drenasit.”, thotë tutje ai. /Insajderi.com