Hoxhaj: Ditë të mira po vijnë për Kosovën

Hoxhaj: Ditë të mira po vijnë për Kosovën

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, u ka uruar Vitin e Ri të gjithë qytetarëve të Kosovës, duke shpërndarë një fotografi familjare.

Hoxhaj, me anë të një postimi në Facebook, ka uruar që ky vit të jetë i mbarë për të gjithë, për familjet e për gjithë vendin.

Ai ka shkruar se ditë të mira po vijnë për Kosovën.

“Urime Vitin e Ri 2021! Qoftë ky një vit i mbarë për të gjithë ne, për familjet tona e për gjithë vendin! Ditë të mira po vijnë për Kosovën. Gëzuar!”, ka shkruar Hoxhaj./Insajderi.com