Hoxhaj: Do ta themelojmë Gjykatën Komerciale

Hoxhaj: Do ta themelojmë Gjykatën Komerciale

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se në “100 ditëshin e parë të qeverisjes së tij do ta formojnë Gjykatën Komerciale”.

Këot komente ai i bëri gjatë vizitës së një kompanie private në Fushë Kosovë.

“Prioritet në qeverinë që do ta udhëheq unë është themelimi i Gjykatës Komerciale, e cila do t’i trajtojë të gjitha lëndët në përputhje me interesat që i ka biznesi në Kosovë. Së dyti, kjo Gjykatë do të ishte një garancë dhe do të ndihmonte investitorët e huaj të cilët duan që të investojnë në Kosovë që ata të kenë edhe siguri juridike edhe siguri politike”, tha ai.

Të njëjtin premtim e dha edhe Abelard Tahiri, duke thënë se themelimi i Gjykatës Komerciale do të jetë prioritet. /Insajderi.com