Hoxhaj: Do t’i legalizojmë të gjitha ndërtimet ilegale që nuk e prekin pronën publike

Hoxhaj: Do t’i legalizojmë të gjitha ndërtimet ilegale që nuk e prekin pronën publike

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka premtuar se në qeverisjen e tij do të legalizohen të gjitha ndërtimet ilegale që nuk e prekin pronën publike apo interesin publik, njofton Insajderi.

Ai është shprehur se në Kosovë janë rreth 400 mijë ndërtime në pritje të legalizimit.

“Vlera e tyre sillet në rreth 10 miliardë euro dhe përfshinë mbi 350 mijë familje. Ky kapital ka mbetur i bllokuar, sepse në mungesë të fletave poseduese, pronarët e këtyre ndërtimeve as si hipotekë për kredi nuk po mund t’i përdorin ato.

Ne do t’i legalizojmë të gjitha ndërtimet ilegale që nuk e prekin pronën publike apo interesin publik, duke e zhbllokuar kështu këtë kapital për t’i dhënë hov rimëkëmbjes së ekonomisë sonë”, ka shkruar Hoxhaj në profilin e tij në Facebook./Insajderi.com