Hoxhaj: E pamoralshme gara e partive politike për postin e presidentit

Hoxhaj: E pamoralshme gara e partive politike për postin e presidentit

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka quajtur si të pamoralshme garën e partive politike për postin e presidentit.

“Mendojmë se është e parakohshme dhe e pamoralshme, që të hapet dhe të aktualizohet tema se kush do të jetë president i Kosovës kur Kosova e ka presidentin dhe kur mandati i tij përfundon tek në pranverën e vitit 2021”, ka deklaruar Hoxhaj në RTK.

Ai po ashtu ka deklaruar se LDK dhe AAK do të duhej të merreshin me tema që e preokupojnë qytetarin e jo me pazare politike.

“Dhe mendojmë se partnerët e koalicionet do të duhej të debatojnë për temat aktuale që i ka vendi; pandemia, zhvillimi ekonomik dhe tema të tjera akute, e jo të merren me kush do të zgjidhet president në pranverën e vitit 2021”, ka thënë Hoxhaj. /Insajderi.com