
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka falënderuar sot kongresmenin amerikan, Eliot Engel, njofton Insajderi.
Hoxhaj thotë se Engel është autoritet i pazëvendësueshëm politik dhe moral për të vërtetën për Kosovën.
Kështu është shprehur ai në rrjetet sociale.
Eliot Engel ka deklaruar se nuk do të kandidojë më që të jetë pjesë e Kongresit Amerikan.
“Përjetësisht falenderues ndaj mikut të madh të shqiptarëve Eliot Engel! Autoritet i pazavendësueshëm politik dhe moral për të vërtetën për Kosovën dhe shqiptarët në Amerikë dhe më gjerë!”, ka thënë Hoxhaj. /Insajderi.com