Hoxhaj: Është e moralshme që presidenti t’i takojë PDK-së

Hoxhaj: Është e moralshme që presidenti t’i takojë PDK-së

Ushtruesi i detyrës së Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se do të ishte e moralshme që subjektet tjera politike ta mbështetnin një kandidatë të mundshëm të PDK-së për president, pasi atë e ka lënë në gjysmë presidenti Hashim Thaçi, njofton Insajderi.

Hoxhaj në RTV 21,  ka deklaruar se “posti i presidentit nuk është çeshite pazaresh e borxhesh, derisa ka theksuar se PDK e sheh të parakohshme të vendos për ndonjë emër, derisa s’ka marrëveshje në mes subjekteve politike”.

Tutje ai shtoi se “brenda kryesisë së PDK-së mund të ketë personalitete që mund të jenë kandidatë për presidentin”.

Hoxha ka thënë gjithashtu se “ai personalisht nuk do të pranoi të jetë kandidatë për president, pasi iu është besuar detyra e ushtruesit të detyrës së kryetarit të PDK-së”.

Sipas tij, “PDK mbetet në opozitë”.

“S’kemi kushte, dëshira, as vullnet që të jemi pjesë e qeverisë”.

Hoxhaj shtoi se ka “përçarje të thellë të brendshme të cilën e ka krijuar qeveria Hoti dhe Kurti”.

“Kosova ka nevojë për menaxhim të mirë të pandemisë dhe ka nevojë për një angazhim në sferën ndërkombëtare, por këtu tërë politika është krijuar me emra e mbiemra për presidentin”./Insajderi.com