Hoxhaj falënderon Francën për trajtimin e rastit të Haradinajt

Hoxhaj falënderon Francën për trajtimin e rastit të Haradinajt

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj është shprehur i lumtur me vendimin e Gjykatës franceze për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Hoxhaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka falënderuar Francën për trajtimin e rastit.

“Lajm i madh! Haradinaj tani është liruar nga akuzat e pabaza. Mirënjohës për Francën për trajtimin e rastit. Drejtësia gjithmonë mbizotëron!”, ka shkruar Hoxhaj.

Ramush Haradinaj ishte ndaluar që nga 4 janari nga shteti francez për shkak të një fletë arresti të lëshuar nga Serbia, ku Haradinaj akuzohej për krime lufte gjatë vitit 1998-1999.

Pas gati katër muajve Haradinaj sot pritët që të kthehet në Kosovë./Insajderi.com