Hoxhaj: Fitorja e Kurtit është “triumf i populizmit”

Hoxhaj: Fitorja e Kurtit është “triumf i populizmit”

Kryetari në Detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se fitorja e Kurtit më 14 shkurt “është triumf i populizmit”.

Në Rubikon, Hoxhaj tha se “popullsitët” fituan zgjedhjet edhe në Greqi.

Për këtë Hoxhaj fitoren e Vetëvendosjes e sheh në saje të “trendëve globale”.

“Rezultati zgjedhor dhe fitorja e VV-së më shumë është në kuadër të trendëve globale e rajonale të rritjes së populizmit të partive që përdorin demagogjinë, mashtrimin, të jenë të një retorike më agresive”.

Ai e sqaroi pse “ka ndodhur kjo”.

”Kjo ndodhë kur brenda një sistemi politik, sistemi politik lodhet, ka jostabilitet, ka pabarazi ekonomike. Ka rritje të demografisë, dhe e tëra përkthehet në një rezultat zgjedhor, që rezultate të tilla të njëjta kam parë në 10 vjetët e fundit kudo”. /Insajderi.com