Hoxhaj flet për mundësinë e shtyrjes së vendimit për vizat

Hoxhaj flet për mundësinë e shtyrjes së vendimit për vizat

Zv/kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj është shprehur optimist se një vendim për vizat mund të merret në mesin e muajit dhjetor.

Kjo sipas tij do ta përmbyllte një proces teknik që ka qenë si përmbushje e 95 kritereve të përcaktuar nga Bashkimi Evropian.

Hoxha në një intervistë për Gazetën Insajderi ka thënë se disa kryeqytete evropiane kanë dilema për ta përkahur këtë proces.

“Ne jemi të vendosur që në mes të dhjetorit ta marrim një vendim pozitiv që e përfundon një proces teknik që ka qenë një përmbushje e 95 kritereve, që kanë qenë dyfishi i kushteve me vendet tjera.  Ka një lloj hezitimi te kryeqytetet evropiane, është herët të themi se cilat shtete, por besoj që në mes të dhjetorit të përfundohet ky proces teknik, dhe pastaj në vitin 2019 të shihet se kur mund të lëvizin pa viza qytetarët”ka thënë Hoxhaj për Insajderin.

Ai nuk ka treguar arsyet për dilemat e vendeve evropiane, por ka thënë se gjithë kjo situata është krijuar për shkak të politikave të brendshme të disa shteteve.

Këtu ai ka përmendur edhe partitë e djathta dhe të majta ekstreme.

“Problemi është te situata e tyre e brendshme pasi në Evropë ka ndryshim të kulturës politike. Partitë tradicionale po marrin goditje prej partive të djathta ekstreme dhe të majta ekstreme, popullizmit. Dhe kur kanë dyshim për liberalizimin e vizave, këto parti kanë dilema është për zgjerimin e BE-së. Migrimi madh nga lindja e mesme ka kriju një kontekst jo shumë pozitiv”, deklaroi Hoxhaj. /Insajderi.com