Hoxhaj: Fokus për shpëtimin e jetëve për të lënduarit në Ferizaj

Hoxhaj: Fokus për shpëtimin e jetëve për të lënduarit në Ferizaj

Ushtruesi i Detyrës së kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas shpërthimit të një qendre tregtare në Ferizaj ku si pasojë kanë mbetur 42 persona të lënduar.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se fikusi kryesor duhet të jetë që ky rast të kalojë pa viktima, njofton Insajderi.

“Tani në këto momente gjithçka duhet të fokusohet në shpëtimin e jetëve të të lënduarve në këtë fatkeqësi. Falënderoj ekipet e emergjencës, policinë e zjarrfikësit që bënë gjithçka që të ndihmojnë sa më shpejtë të lënduarit”.

Më pas ai ka thënë se ndihet thellësisht i prekur nga ngjarja e ndodhur, dhe se më të marrë lajmin e ka telefonuar kreun e Komunës së Ferizajt, Agim Aliun për të mësuar më shumë rreth rastit.

Në fund Hoxhaj është shprehur se bashkëndjen me të lënduarit dhe familjarët e tyre./Insajderi.com