Hoxhaj: Haradinajt, Mustafës e Limajt ua kam bërë të qartë pozicionin e PDK-së për presidentin

Hoxhaj: Haradinajt, Mustafës e Limajt ua kam bërë të qartë pozicionin e PDK-së për presidentin

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se u ka bërë me dije subjekteve politike se nuk do ta votojnë për president asnjë kandidat të partive të tjera, përveç atë që e propozon partia e tij, shkruan Insajderi.

Hoxhaj tregoi se është takuar me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn dhe i ka bërë të qartë qëndrimin e PDK-së.

“Kam pasur takim me Haradinajn, para dy javësh, Ia kam bërë të qartë atij, Mustafës e Limajt që kushdo që dëshiron ta ketë votën e partisë tonë për zgjedhjen e presidentit, ne mund ta votojmë vetëm një kandidat që e propozon PDK-ja dhe askënd tjetër”, tha Hoxhaj në Rubikon.

Ai tha se ky qëndrim ka ardhur pas një debati të gjatë që kanë pasur brenda strukturave të partisë.

Tutje, Hoxhaj tha se nëse partitë politike që janë në koalicion qeveritar mund ta zgjedhin presidentin pa mbështetjen e PDK-së, atëherë për ta nuk ka asnjë problem./Insajderi.com