Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka konfirmuar së partia e tij ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme për ta çuar në Gjykatën Kushtetuese rastin e ish-kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, e cila u shkarkua të hënën nga presidentja Vjosa Osmani.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka falënderuar deputetët opozitarë për bashkëpunim në këtë çështje.
Ai ka shtuar se vendimi i Osmanit, sipas tij i urdhëruar nga kryeministri Albin Kurti, është antikushtetues.
“…dëmton institucionet demokratike, rrezikon zgjedhjet lokale dhe është fund e krye politik. Për të mbrojtur rendin kushtetues, institucionet demokratike e profesionale, si dhe të parandalojmë secilin akt të tillë në të ardhmen, Partia Demokratike e sheh të domosdoshëm dhe të pashmangshëm opinionin e Gjykatës Kushtetuese, për çka i kemi mbledhur edhe nënshkrimet”, ka shkruar ndër të tjera i pari i PDK-së./Insajderi.com