Hoxhaj i reagon raportueses së BE-së për Kosovën: Vizita juaj në Hagë është ndërhyrje politike

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj i ka reaguar raportueses për Kosovën lidhur me vizitën e saj në Hagë.

Hoxhaj i reagon raportueses së BE-së për Kosovën: Vizita juaj në Hagë është ndërhyrje politike

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar pas vizitës së raportueses për Kosovën në Bashkimin Evropian, Viola Von Cramon e cila ditë më parë ka vizituar selinë e Gjykatës Speciale në Hagë.

Në një postim në Tëiiter, Hoxhaj ka shkruar se qytetarët e Kosovës janë të shqetësuar kur shohin një euro deputete apo një politikan duke vizituar Gjykatën Speciale në Hagë.

Sipas Hoxhajt kur ndodhë kjo atëherë kjo quhet ‘ndërhyrje politike’.

“Qytetarët e Kosovës janë të shqetësuar kur shohin një euro deputete apo një politikan, duke vizituar prokurorë në Hagë. Ne mësuam nga BE gjatë gjithë kësaj kohe se kur politikanët shkojnë të takojnë prokurorët dhe gjykatësit atëherë kjo quhet ndërhyrje politike. Kjo është pikërisht ajo që ka bërë Viola Von Cramon”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Kujtojmë që vizita e raportueses së BE-së për Kosovën në Hagë ishte në një kohë kur presidenti i Kosovës është intervistuar disa ditë nga gjykatës të dhomave të specializuara në Hagë. /Insajderi.com/