Enver Hoxhaj është njëri nga diplomatët më të suksesshëm kosovarë. Për shkak të punës së tij si kryediplomat i vendit ai ka pasur shumë kontakte me botën islame dhe dhjetëra udhëtime në regjionin problematik.
Hoxhaj ka thënë për InDoks se interesat e Iranit nuk ishte të mira për Kosovën, pothuajse të njëtja më ato ruse.
“ Irani ka qenë kundërshtar po aq i madh pothuajse baras me Rusinë e Kinën, qëndrimi i tyre poltik ishte kunder Kosovës dhe shqiptarëve të Kosovës”.
Hoxhaj gjatë ushtrimit të detyrës si Ministër i Arsimit ka ndarë disa nga eksperiencat e tij të bashkëpunimeve me organizatat islamike.
“ Kur kam qenë Ministër i Arsimit ku me kërkesë të partnerëve amerikan kam shku në Senegal për të përfaqësuar Kosovën, kur s’ka pasur Ministër të Jashtëm, Irani dhe Rusia por më mbështetjen e Egjipit kanë ndryshu kartën, për të penguar shtetet anëtare të organizatës për bashkëpunim islamik, nëse një shtet mund të bëhet prej OKB-së kjo fomulë ka qenë kundër Kosovës”, ka shtuar Hoxhaj.
Përtej zhvillimeve në Iran, Irak e vendet fqinj atje, InDoks në këtë dokumentar do të tregojë hisen kosovare të këtij zhvillimi, që jo pak veta shprehin shqetësime që mund të nisë një luftë tipike në mes të Iranit e SHBA-ve. Disa shkojnë edhe më në ekstrem, dyshojnë që po nis lufta e tretë botërore/InsajderiInDoks