Enver Hoxhaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e ushtruesit të detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, para zgjedhjes së kryetarit të ri të partisë në zgjedhjet që do të mbahen më 3 korrik, njofton Insajderi.
Në një konferencë për media, Hoxhaj njoftoi se ai dhe kryesia e partisë kanë dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat.
“Nga ky moment ne i pushojmë funksionet tona partiake deri më 3 korrik kur do të mbahen zgjedhjet e brendshme. Dorëheqja ime dhe e kryesisë është një akt demokratik, statusar dhe përçon një mesazh të mirë të një partie serioze”, tha ai para mediave.
Hoxhaj falënderoi strukturat, anëtarët dhe aktivistët e partisë për bashkëpunimin dhe mbështetjen, “me të cilët kemi arritur që goditjen e rëndë nga arrestimi i kryetarit Kadri Veseli dhe presidentit Haxhim Thaçi ta kthejmë në motiv për t’u angazhuar e për të punuar”.
Ai inkurajoi çdo anëtar të PDK-së të garojë për të parin e partisë “për të qenë pjesë e një procesi transparent e demokratik”./Insajderi.com