Hoxhaj kritikon Gërvallën për lirimin nga detyra të 12 diplomatëve

Hoxhaj kritikon Gërvallën për lirimin nga detyra të 12 diplomatëve

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka cilësuar si të “paprecedent”, lirimin nga detyra të 12 ambasadorëve nga kryediplomatja Doniak Gërvalla.

Këtë veprim Hoxhaj e quajti si veprim përmes “çelësit politik”.

“Largimi i përnjëhershëm i ambasadorëve me çelës politik është i paprecedent, i pamatur, i pa analizuar mire”, tha Hoxhaj.

Sipas tij veprime të tilla dëmtojnë imazhin e Kosovës, duke shtuar se në 23 misione diplomatike shteti ynë s’ka përfaqësues.

“Veprime të tilla kamikaze e dëmtojnë imazhin e Kosovës në botë, e zbehin subjektivitetin ndërkombëtar dhe i përmbysin të arriturat e dy dekadave të fundit në diplomaci”, ka pohuar Hoxhaj.

Të mërkurën, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka liruar nga detyra 12 diplomatë. /Insajderi.com