Hoxhaj-Kurtit: Papërgjegjësi, sjellje jodinjitoze, fraza hipokrite

Hoxhaj-Kurtit: Papërgjegjësi, sjellje jodinjitoze, fraza hipokrite

Pasi kryeministri, Albin Kurti, raportoi mbi ecurinë e deritanishme të procesit të dialogut me Serbinë, ka folur kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili e ka quajtur fjalimin e Kurtit si “frazë hipokrite”, shkruan Insajderi.

Ai ironizioi duke u thënë deputetëve se janë duke mbajtë seminar, pasi aty po flet Kurti, një strateg sipas tij.

“Mirë se keni ardhë në këtë seminar në këtë shkollë verore. Kemi sjellë një strateg. Ujin e keni pa gaz, kafet i keni pa pare. Papërgjegjësi, sjellje jodinjitoze. Fraza hipokrite”, tha Hoxhaj.

Seanca e sotme është duke u mbajtur për raportimin e dialogut Kosovë-Serbi./Insajderi.com