Hoxhaj: Lista për deputetë e PDK-së të përcaktohet nga degët dhe nëndegët e partisë

Hoxhaj: Lista për deputetë e PDK-së të përcaktohet nga degët dhe nëndegët e partisë

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka njoftuar për një iniciativë të re brenda partisë së tij, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj tha se si Partia që gjithmonë u ka prirë proceseve, pas listave të pastërta të kandidatëve pa aktakuza, tani për ofertën e tyre politike do t’i drejtohen bazës së partisë, degëve dhe nëndegëve e deri te anëtarët e thjeshtë për të vendosur për kandidaturat e PDK-së në listën për deputetë edhe për ofertën programore.

Ai gjithashtu ka shkruar se vendimmarrja do të vijë nga poshtë lartë dhe zëri i çdo anëtari do të dëgjohet.

Hoxhaj ka filluar këtë fushatë, pasi që PDK-ja ditë më parë e nominoi atë si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme që priten të mbahen së shpejti në Kosovë./Insajderi.com