Kryetari në detyrë i Partisë Demokratiket të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka ritheksuar se Ramiz Lladrovci do të jetë kandidat i kësaj partie për kryetar të Drenasit.
Të shtunën, Dega e PDK-së në Drenas kandidoi për kryetar, Driton Ajazin.
Por, Hoxha tha se i ka kumtuar kryetarit të degës në Drenas, Sejdi Hoxhës se Lladrovci do të jetë kandidat.
“Degës ia kemi konfirmuar qëndrimin e marr në Kryesinë qendrore të PDK-së të marr në janar për kandidaturën e zotit Lladrovci dhe kjo është temë e mbyllur. Qëndrim të njëjtë dhe të qartë kanë pasur edhe zoti Shala edhe zoti Hoxha në mbështetje të zotit Lladrovci për kryetar të Komunës së Drenasit”, ka thënë Hoxhaj për Kosovapress.
“Ftoj të gjithë anëtarët e PDK-së dhe qytetarët e Drenasit që të mbështesin qeverisjen e mirë të PDK në Drenas dhe kryetarin Ramiz Lladrovci i cili radhitet si kryetari me performancën më të mirë në vend”. /Insajderi.com