Hoxhaj: Madhësia e fitores së PAN-it, nuk është ajo që e kemi pritur

Hoxhaj: Madhësia e fitores së PAN-it, nuk është ajo që e kemi pritur

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka thënë se koalicioni PDK-AAK-NISMA ka fituar zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, por është ankuar se madhësia e fitores nuk është “ajo që është pritur”.

Në një intervistë për Gazetën Express, Hoxhaj ka thënë se ka pritur një dalje më të madhe në votime nga elektorati i PDK-së.

“Ne kemi pritur që pjesëmarrja e elektoratit të PDK-së të jetë më e lartë. Madhësia e fitores nuk është, ajo të cilën e kemi pritur. E madhësia e fitores shpesh herë numërohet me numrin e votave që merr një subjekt politik apo me numrin e ulëseve në kuvend. Megjithatë, them se qartësinë më të plotë do ta kemi pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja me 3 apo 4 korrik”, ka thënë Hoxhaj.

Koalicioni PDK-AAK-NISMA ka arritur të dalë subjekti i parë në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, me mbi 33 për qind të votave të fituara. /Insajderi.com