
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se mbyllja e seancës nuk do të duhej të ndodhte, sepse koalicioni PAN ka kërkuar pauzë për konsultime.
“Kërkesa jonë si subjekt që i ka fituar zgjedhjet ishte që të kemi dy orë pauzë, dhe brenda kësaj kohe ta propozojmë kandidatin për kryetar Kuvendi”, ka thënë Hoxhaj.
Po ai ka thënë se ndodhi mbyllja e seancës dhe i mbetet sekretarisë që ta interpretojë këtë veprim.
“Kryesuesi e mbylli seancën dhe tash i takon sekretarisë që ta interpretojë këtë fakt. Kurdo që seanca të nisë, ne jemi të gatshëm të dalim me kandidatin tonë”, ka shtuar ai./Insajderi.com