
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shprehur kundërshtimin e tij për projektin e Mini-Shengeni.
Sipas ish-zëvendës-kryeministrit të Kosovës Mini Shengeni është “izolimi i dytë për Kosovën”.
“Mini-Shengeni është një rreth i dytë për ta izoluar Kosovën në rajon. Nuk mund të ketë bashkëpunim rajonal të barabartë pa njohje të ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë”, tha Hoxhaj.
Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancë plenare. /Insajderi.com