Hoxhaj në 13 vjetorin e pavarësisë: Me zemër e mendje jemi me liderët në Hagë

Hoxhaj në 13 vjetorin e pavarësisë: Me zemër e mendje jemi me liderët në Hagë

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka uruar 13 vjetorin e pavarësisë së shtetit, duke kujtuar ish-kryetarin e kësaj partie, Kadri Veseli e ish-presidentin Hashim Thaçi, të cilët gjenden në Hagë, njofton Insajderi.

Hoxhaj është shprehur se “me zemër e mendje jemi me liderët e Kosovës të cilët ndodhen padrejtësisht në Hagë”.

“Për 13 vite me radhë, Hashim Thaçi e Kadri Veseli punuan çdo ditë për zhvillimin e shtetit dhe mirëqenien e qytetarëve. Çdo moment të jetës së tyre ia kushtuan përmbushjes së amanetit të dëshmorëve për liri e pavarësi. Këtë premtim do të vazhdojmë ta mbajmë dhe ta jetësojmë çdo ditë si Parti Demokratike, pasardhëse e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sot Kosova është më e mirë sesa para 13 vitesh. Partia Demokratike do të jetë gardiani i vlerave demokratike sot dhe përgjithmonë. Për qytetarët. Me qytetarët. Urime Dita e Pavarësisë 💙”, ka shkruar ai në Facebook./Insajderi.com