Hoxhaj në Ferizaj: Do të bëjmë çmos për rimëkëmbjen politike e ekonomike

Hoxhaj në Ferizaj: Do të bëjmë çmos për rimëkëmbjen politike e ekonomike

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vizituar degën e PDK-së në Ferizaj, nga ku ka thënë se do të bëjnë çmos për rimëkëmbjen politike dhe ekonomike të vendit, transmeton Insajderi.

Derisa e dha këtë premtim se do të jetë pranë qytetarit, Hoxhaj tutje tha se do të punojë që të bjë Kosovën një vend më të sigurt për të jetuar.

“Ditën e sotme e përmbyllëm me një takim mobilizues me degën e PDK-së në Ferizaj, ku isha bashkë me kryetarin Agim Aliu dhe me deputetët e PDK-së”, ka thënë ai.

“Anëtarët e PDK-së në Ferizaj i sigurova se do të jenë zëri i vendimmarrjes. Ferizaj gjithmonë në përkrahje të vizionit të PDK-së për të ardhmen e vendit! Partia Demokratike e Kosovës dhe unë si Kryeministër, si gjithmonë, do të jemi pranë qytetarit dhe së bashku do të bëjmë çmos për rimëkëmbjen politike e ekonomike të vendit, si dhe bërjen e Kosovës një vend më të sigurt për të jetuar”, ka shtuar tutje Hoxhaj. /Insajderi.com