Hoxhaj: Në PDK nuk ka pasur diskutime që të futemi në Qeveri, do të mbesim në opozitë

Hoxhaj: Në PDK nuk ka pasur diskutime që të futemi në Qeveri, do të mbesim në opozitë

Anëtari i kryesisë së PDK’së, njëherësh edhe ish-ministër i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se partia të cilës ai i takon, do të vazhdojë të mbesë në opozitë.

Në një intervistë për Klan Kosovën, Hoxhaj ka thënë se PDK do të vazhdojë të mbetet në opozitë, jo ndaj shtetit të Kosovëës, por ndaj qeverisë me në krye Avdullah Hotin.

“Kjo qeveri deri më tash nuk ka deri më tash asnjë lidhje as politike e as filozofike me atë se cka është PDK-ja. Ne jemi opozitë ndaj qeverisë, por nuk jemi opozitë ndaj shtetit të Kosovës. Ju e përmendet voten tonë ndaj marrëveshjeve ndërkombëtare dhe ndaj buxhetit të Kosovës. Ato marreveshje janë mbështetje e madhe e BE-së per qytetarët e Kosovës, Ndërsa tek buxheti, shumë deputëte të PDK-së dhe kryetari kanë marrë kërkesa specifike nga qytetarët e Kosovës qse janë në gjendje të rëndë ekonomike për shkak të pandemisë.”, ka thënë Hoxhaj në Klan Kosova.

Enver Hoxhaj, gjithashtu ka thënë se hyrja e PDK-së në Qeveri, nuk është biseduar në kryesinë e kësaj partie.

“Deri më tash në PDK nuk ka pas debat, as në kryesi, as në grup parlamentar që ne mund të bëhemi pjesë e kësaj Qeverie. Ndoshta buxheti është mbështetja e fundit që ne e kemi dhënë ndaj qeverisë, edhe pse kemi vërejtje të mëdha ndaj kësaj qeverie, duke fillu me dialogun, duke fillu nga mos pregatitja e kryeministrit Hoti në Bruksel, e cila është skandal në vete”, ka thënë Hoxhaj. /Insajderi.com/