Hoxhaj nga Suhareka: UÇK-ja mobilizoi shqiptarët dhe faktorin ndërkombëtar

Hoxhaj nga Suhareka: UÇK-ja mobilizoi shqiptarët dhe faktorin ndërkombëtar

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka qëndruar të dielën në Suharekë, me rastin e Ditës së Çlirimit, njofton Insajderi.

Nga atje, Hoxhaj është shprehur se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka mobilizuar jo vetëm shqiptarët, por edhe faktorin ndërkombëtar për të intervenuar në Kosovë.

“Sot në Suharekë, për të shënuar Ditën e shenjtë të Çlirimit. Për lirinë, tashmë mbarë bota e di, se shqiptari flijon shtëpinë, tokën por e jep edhe jetën – nga Hasan Prishtina e te Adem Jashari.

Besimi në liri e mëvetësi, i rrënjosur thellë në shpirtin tonë, i rezistoi me shekuj robërisë e tendencës për asimilim, përndjekjes e vrasjeve, shtypjes e burgjeve. Deri në ditën e bekuar kur u themelua UÇK-ja, e cila me luftën e saj të pastër e të drejtë mobilizoi jo vetëm shqiptarët, por edhe faktorin ndërkombëtar për të intervenuar në Kosovë. E gëzofshim për jetë e mot Kosovën!”, ka shkruar ai në Facebook./Insajderi.com