Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka mohuar raportimet në media se pritet të ketë shkarkime në Kryesinë e kësaj partie, pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit, përcjell Insajderi.
Ai para fillimit të mbledhjes së Kryesisë së partisë, është shprehur se kjo është mbledhje e zakonshme, ndërsa ka paralajmëruar se të mërkurën do të mblidhet Këshilli drejtues i PDK-së.
Hoxhaj po ashtu u ka kërkuar gazetarëve që mos të presin para selisë së partisë, derisa ka thënë se mund t’i qaros edhe me kafe apo çaj siç ka bërë kryeministri britanik, Boris Johnson.
“Është mbledhje e rregullt e kryesisë së Partia Demokratike të Kosovës sikur që është pasi që nesër është mbledhja e Këshillit Drejtues dhe që do të bisedohet zgjedhjet lokale kjo qëndron dhe kjo do të ndodhë.
Prej 14 shkurtit ne kemi një debat të hapur në PDK rreth rezultatit zgjedhor se si do të sillemi si opozitë dhe çfarë qëndrime do të kemi edhe qëndrimet e djeshme ato diskutohen në Kryesi dhe Këshill drejtues”, ka pohuar ai para mediave./Insajderi.com