Hoxhaj: Nuk kam menduar asnjëherë se do të jem kandidat për kryeministër

Hoxhaj: Nuk kam menduar asnjëherë se do të jem kandidat për kryeministër

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se ka qenë një befasi kandidimi i tij për këtë pozitë dhe se nuk e ka menduar asnjëherë një gjë të tillë, njofton Insajderi.

Hoxhaj tha se kandidimi i tij erdhi si rezultat i zhvillimeve brenda partisë, pas konfirmimit të aktakuzës ndaj ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli, nga Gjykata Speciale në Hagë.

“Nuk e kam menduar asnjëherë se do isha kandidat për kryeministër, por kjo ndodhi për shkak të situatës në PDK. Pas konfirmimit të akuzave ndaj Veselit ndodhi diçka e tillë. Ne si PDK kemi vendosur që kreu i partisë duhet të jetë edhe kandidat për kryeministër”, ka thënë Hoxhaj në 24Neës.

Më tej, ai vlerësoi se aktakuza ndaj Thaçit dhe Veselit nga Gjykata Speciale, është shndërruar në forcë për PDK-në.

“Ka 7 javë që jam në terren në Kosovë. Kudo në Kosovë ka solidaritet me zotin Thaçi e Veseli. Goditja që kemi marrë nga Specialja ka marrë mllef, që është shndërruar në forcë. Ka solidaritet pas kësaj ngjarje. UÇK është themeli i PDK dhe i Kosovës”.

“Në këto zgjedhje ne garojmë me kandidaturat më të mira, duke nisur nga unë. Kam bashkëpunuar ngushtë me zotin Thaçi e Veseli, i kam miq të dy këta personalitete. Kur ishin në pushtet Thaçi e Veseli, kam qenë në qeveri. Kam kontribuar fort për Kosovën. Jam i sigurt se do jemi subjekti i parë politik në zgjedhje”, ka përfunduar i pari i PDK-së./Insajderi.com