Hoxhaj: Pacolli është njeriu i fundit në Kosovë që duhet të merret me politikë të jashtme

Hoxhaj: Pacolli është njeriu i fundit në Kosovë që duhet të merret me politikë të jashtme

Zëvendës kryeministri në largim i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Behgjet Pacolli është njeriu i fundit në Kosovë që duhet të merret me politikë të jashtme.

Hoxhaj përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka shkruar se e ka lënë Ministrinë e Jashtme me 114 njohje, ndërsa, Pacolli e ka vënë në pikëpyetje njohjen nga një numër dyshifror i shteteve.

“Pacolli është njeriu i fundit në Kosovë që duhet të merret me politikë të jashtme. Duke tentuar që paaftësinë e tij në diplomaci ta mbulojë me diskurs të ulët, jo vetëm që po tregon sa pak kredibiltet ka, por fatkeqësisht po e dëmton edhe kredibilitetin e shtetit të Kosovës. Unë kam lënë Ministrinë e Jashtme me 114 njohje”, ka shkruar Hoxhaj.

Tutje, ai ka thënë se, mosdija dhe mungesa e strategjisë nga Pacolli për të vepruar, kanë bërë fushatën e Serbisë dhe Rusisë kundër Kosovës shumë më lehtë të realizueshme”

“Me Pacollin si ministër, vihet në pikëpyetje njohja nga një numër dyshifror i shteteve. Mosdija dhe mungesa e strategjisë nga Ministri Pacolli për të vepruar kanë bërë fushatën e Serbisë dhe Rusisë kundër Kosovës shumë më lehtë të realizueshme”, ka përfunduar Hoxhaj.