Hoxhaj: PAN të vetmin kandidat për Kryekuvendar ka Kadri Veselin

Hoxhaj: PAN të vetmin kandidat për Kryekuvendar ka Kadri Veselin

Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës, ka dhënë prononcim pas takimit të kryesisë së subjektit partiak të tyre.

Ai ka konfirmuar edhe njëherë se nga PDK si pjesë e koalicionit PAN, kandidat i vetëm për Kryetar të Kuvendit të Kosovës, është Kadri Veseli, transmeton Klan Kosova.

Tutje Hoxhaj ka shtuar se rreth vendimi për pjesëmarrje të PDK-së apo jo, në seancën e radhës konstituive të thirrur nga Adem Mikullovci, do të bëhet i ditur nesër.