Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka falënderuar Naim Fetahun për kontributin e dhënë në Podujevë si kryetar i PDK-së në këtë degë.
Kjo pas dorëheqjes së Fetahut nga pozita e kryetarit të degës së PDK-së në Podujevë.
Hoxhaj, tha se Naim Fetahu ishte kandidati më i mirë për kryetar më zgjedhjet e 29 nëntorit.
“Këtë llapjanët do ta kuptojnë shumë shpejtë”, u shpreh Hoxhaj nëpërmjet një postimi në Facebook.
PDK në zgjedhjet e fundit në Besianë arriti të fitonte 12.40% të votave. /Insajderi.com
Postimi plotë i Hoxhajt
Sot, kam pranuar dorëheqjen nga posti i kryetarit të Degës së PDK-së në Podujevë, të mikut tim Naim Fetahut. Publikisht, e falënderoj Naimin për punën e tij të jashtëzakonshme në Podujevë. Pa dyshim, ai ishte kandidati më i mirë në zgjedhjet e fundit dhe garancia e vetme për zhvillimin e Podujevës.
Këtë, llapjanët do ta kuptojnë shumë shpejtë. Si profesionist, themelues i PDK-së në Podujevë, kontribues i proceseve politike në shumë nivele, nga ai lokal deri në atë qëndror, Naimi ka ditur gjithmonë të zgjedh interesat e qytetarëve në radhë të parë.
Naim, kryesi e degës dhe struktura faleminderit për angazhimin. Ju jeni pjesa më krenare dhe një aset i çmuar i partisë tonë. Së bashku, do të angazhohemi edhe më shumë që ta kthejmë PDK-në si forca e parë politike në Podujevë dhe Kosovë, duke punuar në të mirë të popullit dhe shtetit.