
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe njëherit kandidati për kryeministër nga kjo parti, Enver Hoxhaj, ka prezantuar pakon qeverisëse të diasporës, e cila përmban propozime konkrete, njofton Insajderi.
Në një konferencë për media, ai ka thënë se PDK-ja do të ketë në listën e saj tre kandidatë për deputetë, që janë personalitete të veçanta në fushën e ndërmarrësisë dhe profesioneve të tjera.
Po ashtu, ai ka propozuar kthimin e ministrisë së Diasporës me të marrë qeverinë e ardhshme në udhëheqje.
“Partia Demokratike do të inkuadrojë për herë të parë në listën e saj për deputetë tre personalitete të fuqishme intelektuale, profesionale dhe në fushën e ndërmarrësisë që vijnë nga diaspora si dhe do të rikthejë Ministrinë e Diasporës, ku edhe ministri do të jetë nga diaspora”, ka thënë Hoxhaj./Insajderi.com