Hoxhaj për dialogun: Aty ku është Amerika duhet të jetë Kosova

Hoxhaj për dialogun: Aty ku është Amerika duhet të jetë Kosova

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se në dialogun Prishtinë-Beograd, “Kosova duhet të jetë aty ku është Amerika”.

Këto komente, Hoxhaj i bëri gjatë një takimi virtual me Kongresin Panshqiptar Amerikan.

“Fatkeqësisht, Qeveria e Kosovës, si përgjegjëse për dialogun, sot është pa një platformë që ngërthen në vete parimet, qëllimet, afatet kohore dhe vijat e kuqe të dialogut. PDK pret një platformë të tillë në Kuvendin e Kosovës, si vendin e vetëm ku duhet të flitet dhe të merren vendime në lidhje me këtë çështje”, ka thënë Hoxhaj.

Ai shtoi  se Kosova rrezikon të mbetet si një entitet territorial duke humbur kapacitetin e mirëfilltë për të qenë akter i barabartë si shtetet tjera.

“Rreziku i dytë që paraqitet është autonomia për serbët e Kosovës dhe statusin e ekstraterritorialitetit për Kosovën, që do të shkatërronte përbrenda shtetësinë tone”.

“Kjo do të forconte pozitën e shtetit serb në Kosovë, ngjashëm si në Bosnje. Prandaj, duke parë sfidat, rreziqet dhe paaftësinë e Qeverisë së Kosovës për t’u ballafaquar seriozisht me këtë çështje, si kryetar i PDK-së kërkova edhe nga Kongresi Panshqiptar lobimin e mëtejshëm në Ëashington, si adresën historike në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook. /Insajderi.com