Hoxhaj për Graincën: Të na kthejë mandatin, është i PDK-së

Hoxhaj për Graincën: Të na kthejë mandatin, është i PDK-së

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka kërkuar ish-deputetes së kësaj partie, Adelina Grainca, e cila së fundi ka kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje, që ta kthejë mandatin në parti, njofton Insajderi.

Ai ka deklaruar se para se të mbahej seanca e Kuvendit për votimin e presidentit, kanë qenë në kontakt me Graincën dhe se sipas tij, e njëjta kishte thënë se nuk do të votojë.

Hoxhaj tutje është shprehur se kanë qenë të sigurtë se e njëjta nuk do të marrë pjesë në votim.

“Mendoj që vota e Graincës nuk ka qenë parimore. Më shumë ka qenë për pazare politike. Ajo do të duhej të ia kthente mandatin PDK-së, sepse është mandat i partisë. Ne si PDK kemi qenë në kontakt me të, dhe deri në momentin e fundit na ka thënë që nuk do të votojë për presidentin, por në fund u shfaq në Kuvend për të votuar. Kemi qenë të sigurtë se nuk do të votojë”, ka thënë i pari i PDK-së në Klan Kosova./Insajderi.com