Hoxhaj për shqiptarët në Mal të Zi: Përmes votës fuqizoni veten

Hoxhaj për shqiptarët në Mal të Zi: Përmes votës fuqizoni veten

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka thënë se shqiptarët në Mal të Zi nuk kanë qenë vetëm zë i demokracisë e zhvillimit, por edhe kanë dhënë votën e tyre për pavarësimin e këtij shteti, njofton Insajderi.

Kështu është shprehur përmes një postimi në Facebook, ku tutje Hoxhaj ka thënë se edhe në zgjedhjet e 30 gushtit shqiptarët e Malit të Zi do të dinë t’i koordinojnë mirë interesat e tyre kombëtare dhe interesat e integrimit të shtetit në Bashkimin Evropian.

“Partitë politike atje le t’i bashkojnë forcat për të fuqizuar edhe më tej, përmes votës, faktorin shqiptar në Mal të Zi.”, ka shkruar tutje Hoxhaj.

Shkrimi i plotë:

Shqiptarët në Mal të Zi nuk kanë qenë vetëm zë i demokracisë e zhvillimit, por edhe kanë dhënë votën e tyre për pavarësimin e këtij shteti. Prandaj edhe në zgjedhjet e 30 gushtit shqiptarët e Malit të Zi do të dinë t’i koordinojnë mirë interesat e tyre kombëtare dhe interesat e integrimit të shtetit në Bashkimin Evropian!

Partitë politike atje le t’i bashkojnë forcat për të fuqizuar edhe më tej, përmes votës, faktorin shqiptar në Mal të Zi. /Insajderi.com