Hoxhaj për tollovinë para Qendrës së vaksinimit: Më shumë gjasa të moshuarit të infektohen sesa të vaksinohen

Hoxhaj për tollovinë para Qendrës së vaksinimit: Më shumë gjasa të moshuarit të infektohen sesa të vaksinohen

Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se të moshuarit para Qendrës së Vaksinimit “më shumë ka gjasa të infektohen me COVID sesa të vaksinohen”.

Ky reagim i tij erdhi pasi para “Sallës 1 Tetori” është krijuar një tollovi e madhe ku u detyrua të ndërhynte edhe Policia.

“Është për keqardhje të shohësh prindërit e gjyshërit tanë në këtë gjendje. Të dëshpëruar për një vaksinë e cila nuk u erdhi për një kohë të gjatë, tani të shtyhen me njëri-tjetrin sepse Qeveria nuk ka ditur të organizoj një proces të thejshtë vaksinimi”, ka shkruar Hoxhaj.

Ai kritikoi Qeverinë e Albin Kurtit që nuk ka plan si ta menaxhojë pandeminë COVID-19

“Kjo është pasqyra e një qeverisje pa plan e program. Pa dije e përvojë për të ndihmuar qytetarët e saj. E dhimbshme. Shumë e dhimbshme”, tha Hoxhaj. /Insajderi.com