Hoxhaj përshëndet letrën e Biden ku i kërkon Vuçiqit që ta njeh Kosovën

Hoxhaj përshëndet letrën e Biden ku i kërkon Vuçiqit që ta njeh Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka falenderuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, për letren që ia ka dërguar presidentit serb, Aleksandar Vuçiqit, duke i kërkuar që ta njeh pavarësinë e Kosovës, njofton Insajderi.

Këtë letër Hoxhaj e përshëndeti me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter.

Ai tha se ky është një zhvillim tepër i rëndësishëm pasi Ballkani Perëndimor mund të ecë përpara në rrugën e saj të integrimit Evropian vetëm kur të zgjidhen të gjitha mosmarrëveshjet.

“Faleminderit Joe Biden që edhe një herë keni përsëritur se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje përfundimtare të përqendruar në njohjen reciproke. Ky është një zhvillim tepër i rëndësishëm pasi Ballkani Perëndimor mund të ecë përpara në rrugën e saj të integrimit Evropian vetëm kur të zgjidhen të gjitha mosmarrëveshjet”, ka shkruar Hoxhaj. /Insajderi.com