Hoxhaj: Posti presidentit nuk është çështje pazaresh

Hoxhaj: Posti presidentit nuk është çështje pazaresh

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, thata të premten se posti i presidentit nuk është temë pazaresh e borxhesh.

Ai theksoi se presidenti nuk mund të zgjidhet pa konsensus në mes subjekteve politike.

Madje, i pari i PDK-së në RTV21 theksoi se koalicioni qeverisës nuk ka mbështetje nga partia që ai drejton për postin e presidentit.

“Tema e Presidentit nuk është temë e borxheve e pazareve.  As tash e as në të kaluarën nuk ka pasur zgjedhje të presidentit pa konsensus midis partive politike. Jemi t’u fol për shtetin, jo për shoqëri aksionare ku mund të debatohet për borxhe.”, tha Hoxhaj. /Insajderi.com