Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka përshkruar planin e Kurti si “listë dëshirash”, teksa tha se partia që ai drejton nuk do ta votojë Qeverinë.
Deputeti, iu referua Kurtit si “kryeministër i ardhshëm”, pak kohë para se formimi i Qeverisë të hidhet në votim”.
Për kryeministrin në ardhje që e përshkruan, Hoxhaj kishte kritika kryesisht për plan programin.
“Nuk pas plane konkrete as si mund t’i marrim vaksinat në këtë kohë pandemie. Nuk e pash arsimin si një projekt individual e kolektiv dhe nuk e pash politikën e jashtme si një orientim strategjik. Tek Kurti e pash njeriun më shumë sesa vetëdijen politike”, tha Hoxhaj.
Për sa i përket politikave të jashtme, Hoxhaj iu kujtoi Kurtit “thikat me harta”, të cilat ky i fundit i kishte përmendur gjatë marsit të vitit 2020, kur kreu i Lëvizjes Vetëvendosje drejtonte ekzekutivin.
Kërkoi përgjegjësi për Demarkacionin me Malin e Zi, ku sipas Hoxhajt, Kurti “duhet ta kthejë” kufirin aty ku ka pretenduar vazhdimisht.
Përmendi edhe liberalizimin e vizave, ku sipas kryetarit në detyrë të PDK-së, “Kurti s’ka plan”. /Insjaderi.com