Hoxhaj premton 30% rritje pagash për mjekët, barna falas dhe sigurim shëndetësor

Hoxhaj premton 30% rritje pagash për mjekët, barna falas dhe sigurim shëndetësor

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka premtuar se në qeverisjen e tij secila familje do të ketë nga një mjek, ndërsa barnat do të jenë falas për të gjithë pacientët, njofton Insajderi.

Hoxhaj ka ripërsëritur edhe njëherë premtimin e tij se me planin e PDK-së për rimëkëmbje parashihet 30% rritje të pagave për mjekët si dhe sigurim shëndetësor për të gjithë qytetarët.

Këto premtime pretendenti për kryeministër i ka bërë gjatë një vizitë në Spitalin e Ferizajt dhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjarë në këtë qytet.

“Në Ferizaj për ta shpalosur vizionin e rimëkëmbjes së shëndetësisë. Në qeverisjen tonë do të ketë nga një mjek për çdo familje dhe barna falas. Me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore do t’i sigurojmë 580 lloje të barnave për personat me sëmundje kronike.

Menaxhmenti i Spitalit të Ferizajt dhe i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare e mirëpritën planin tonë për rimëkëmbje, ku parashihet edhe rritje e pagave në 30% për mjekë dhe sigurim shëndetësor për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Hoxhaj në profilin e tij në Facebook./Insajderi.com