Hoxhaj: Secili qytetar i Kosovës është i shqetësuar dhe i dëshpëruar me pamjet e shëmtuara nga salla “1 Tetori”

Hoxhaj: Secili qytetar i Kosovës është i shqetësuar dhe i dëshpëruar me pamjet e shëmtuara nga salla “1 Tetori”

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se” secili qytetar i Kosovës është i shqetësuar dhe i dëshpëruar me pamjet e shëmtuara të mënyrës se si janë trajtuar prindërit e gjyshërit tanë gjatë të premtes“ në sallën “1 Tetori” ku po zhvillohet procesi i vaksinimit, njofton Insajderi.

Hoxhajt në një konferencë për media ka deklaruar se “pamjet e sotme tregojnë më së miri mjerimin politik të qeverisë Kurti – një qeveri pa plan, pa prioritete dhe pa përgjegjësi”.

Ai po ashtu deklaroi se program i prezantuar nuk ka asnjë zotim konkret deri me tani, dhe se këto nuk i pasqyrojnë fare premtimet e  Lëvizjes Vetëvendosje të bëra gjatë zgjedhjeve.

“Ai nuk pasqyron fare premtimet e VV-së me të cilat i fitoi zgjedhjet, por as nevojat e sotshme të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës. Kur lexohet ky program 4 vjeçar i Qeverisë Kurti, përshtypjen e parë që e fiton secili është se vendi nuk përballet me pandemi. Sepse vendi ka tri probleme të mëdha sot për shkak të pandemisë, sikurse vaksinimin e popullatës, pasojat e ekonomisë në pandemi dhe menaxhimin e arsimit – me të cilat programi qeverisës nuk merret fare”, ka thënë ai.

Hoxhaj, ka theksuar se për Kurtin, ky do të jetë një “mandat i humbur”.

“Pas 50 ditësh të kësaj qeverie dhe programit të prezantuar, të gjitha gradualisht po binden se kryeministri Kurti nuk di dhe nuk mundet të qeverisë. Ky do të jetë një mandat i humbur, me zhgënjime të mëdha dhe krejt e drejt në dështim”, ka thënë ai./Insajderi.com