Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar sot një takim me shefin e Misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, transmeton Insajderi.
Në këtë takim është diskutuar rreth Gjykatës Speciale dhe zhvillimeve aktuale politike në Kosovë.
Në ndërkohë, Wigemark u deklarua edhe rreth punën që bën EULEX-i në monitorimin e gjyqësorit në Kosovë.
Hoxhaj deklaroi se “PDK-ja, edhe pse në opozitë, është gjithmonë e gatshme që të japë kontributin e saj në të mirë të shtetit dhe qytetarëve siç ishte rasti i fundit me votimin e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike”.
Dialogu Kosovë – Serbi ishte një tjetër temë për të cilën u diskutua, ku Hoxhaj kërkoi që Serbisë t’i bëhet akoma më shumë presion në lidhje me zbardhjen e fatit të të pagjeturve në Kosovë. /Insajderi.com