Hoxhaj: Shkarkimi i Dakës veprim antikushtetues

Hoxhaj: Shkarkimi i Dakës veprim antikushtetues

Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se shkarkimi i Valdete Dakës nga posti i kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve “është antikushtetues”.

Ai beson se ky vendim i Osmanit ka ardhur me “urdhër të Albin Kurtit”.

“Shumica e arsyetimeve që janë dhënë për shkarkimin e saj nuk kanë të bëjnë fare me kompetencat e kryetares së KQZ-së”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

“Fatkeqësisht, mëria dhe inferioriteti që këta dy persona kanë ndaj zhvillimeve historike e shtetformuese në Kosovë, nuk do ta ndalet me këto veprime. Me këtë udhëheqje, inatë e amatorizëm qeverisës, rreziqet që e presin Kosovën janë të shumta dhe alarmante”, vazhdoi Hoxhaj.

Ndryshe, të gjitha partitë opozitare parlamentare kanë reaguar në kundërshtim të vendimit të Osmanit për shkarkimin e Dakës.

Pasi e cilësojnë si “rrezik për demokracinë” dhe “kapjen e shtetit”. /Insajderi.com