Hoxhaj: Sipas sondazheve të PDK-së, jemi partia fituese në zgjedhje

Hoxhaj: Sipas sondazheve të PDK-së, jemi partia fituese në zgjedhje

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, thotë se në sondazhet e realizuara nga partia që përfaqëson, ata janë duke dalë të parët për zgjedhjet që pritet të mbahen më 14 shkurt, transmeton Insajderi.

Kështu u shpreh ai në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, ku tutje tha se këto sondazhe po realizohen online.

“Unë them se më 14 shkurt partia që do t’i fitojë zgjedhjet do të jetë PDK-ja. Në sondazhet e PDK-së ne jemi duke dalë të parët. Këto sondazhet tjera që janë duke u realizuar janë online dhe janë si pëlqimet në rrjetin social Facebook”, ka thënë hoxhaj.

“Unë vijë këtu me këpuca nga terreni dhe e dijë se çka ndodh në këpucët dhe zemrat e qytetarëve. PDK asnjëherë nuk ka qenë më e përgatitur se në këto zgjedhje”.

“Në sondazhet e PDK-së, ne jemi të parët. Jemi partia fituese”, është shprehur tutje ai. /Insajderi.com