Hoxhaj: Takimi Thaçi – Vuçiq përcaktues për fazën e re të dialogut

Hoxhaj: Takimi Thaçi – Vuçiq përcaktues për fazën e re të dialogut

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj e ka vlerësuar takimin në mes të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq shumë të rëndësishëm për fazën e ardhshme të dialogun mes dy shteteve.

Në një postim në Tëitter, Hoxhaj shkruan se arritja e paqes është obligim i rëndësishëm i dy shoqërive.

“Takimi mes Presidentit Thaçit dhe Vuçiq është me rëndësi të madhe për fazën e ardhshme të dialogut. Paqja është obligim sublim për shoqëritë tona”, shkruan Hoxhaj.

President i Kosovës, Hashim Thaci, dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuciq janë takuar sot në Bruksel, për të diskutuar për fazën e re të dialogut për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.