
Kryetari në Detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, është takuar me ambasadorin e Gjermanisë, Jörg Rohde.
Diskutuan për situatën politike në Kosovë pas rezultatit zgjedhor të 14 shkurtit, përcjell Insajderi.
Hoxhaj garantoi ambasadorin gjerman në Kosovë se partia e tij të cilën e drejton “do t’i mbrojë vlerat demokratike”.
Shtoi se “do ta mbikëqyrin realizimin e premtimeve të qeverisë ndaj qytetarëve të Kosovës”.
Ai deklaroi po ashtu se Kosovës i duhet edhe më tej mbështetja ndërkombëtare, sidomos në rimëkëmbjen e ekonomisë, çështjet e sigurisë si dhe sundimin e ligjit. /Insajderi.com