Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Enver Hoxhaj, është takuar me ambasadorin e Gjermanisë, Jörn Rohde, ku diskutuan për organizimin e zgjedhjeve të lira.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Hoxhaj tha se kanë diskutuar edhe për situatën politike e krizën ekonomike.
“Sot prita në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde. Diskutuam për situatën aktuale politike në Kosovë, krizën ekonomike dhe shëndetësore që ka kapluar vendin tonë dhe botën. Biseduam edhe për nevojën që Kosova të organizojë zgjedhje të lira e demokratike”.
Në atë takim është diskutuar edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Po ashtu, pjesë e bisedës ishte edhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke mes dy shteteve. Fola edhe për arsyet e panevojshme të zvarritjes së liberalizimit të vizave për qytetarët tanë. Kosova dhe Gjermania janë partnere të fuqishme dhe ne jemi mirënjohës për mbështetjen e dhënë”, tha Hoxhaj. /Insajderi.com
Sot prita në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde. Diskutuam për situatën aktuale politike në Kosovë,…
Posted by Enver Hoxhaj on Monday, 11 January 2021